Kamera “sy” në shkolla/ Teknologjia si zgjidhje për sigurinë në institucionet arsimore

Teknologjia mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në shkolla, duke ndihmuar në parandalimin dhe menaxhimin më të mirë të situatave të rrezikshme, siç janë shënuar ndër vite. Nxënësit e një shkolle në Bulqizë kanë hartuar tashmë një Project.

“Shkolla në Syrin e Microbitit”, është projekti i nxënësve të shkollës “Ibrahim Daçi” në Shupenzë të Bulqizës që synon të përdorë teknologjinë për të përmirësuar sigurinë në institucionet e arsimore, herë pas here të goditur nga ngjarje të rënda.

Një nga elementët kryesorë të këtij projekti është instalimi i një kamere sigurie në hyrjen e shkollës, një masë e domosdoshme për të garantuar mbikëqyrje më të mirë dhe për të parandaluar situata të rrezikshme.

Kamera do të ndihmojë në monitorimin e hyrjeve dhe daljeve, duke ofruar një shtresë shtesë sigurie për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar dhe reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve

Nxënësit kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mësuesit, të cilët i kanë udhëzuar dhe mbështetur jo vetëm në këtë projekt, por edhe në nisma të tjera që synojnë të sjellin ndryshime pozitive.

Projekti vlerësohet dëshmi se inovacioni dhe përgjegjësia sociale mund të bashkohen për të krijuar një të ardhme më të sigurt. 

 

EMISIONET