“Kam një amanet”, Alba Kepi: Shqipëria nuk është një lojë, të rikthejmë konservatorizmin
Në bashkëbisedim me kreun e Partisë Demokratike Sali berisha, gazetarja Alba Kepi tha se rreziku i madh është liria që ka Shqipëria. Sipas saj modeli i shoqërisë që po më serviret është modeli i joprofesinalizmit.
Kepi tha se kemi nevojë rikthimin e konservatorizmit.
Alba Kepi: Jam vajzë shqiptare, nënë shqiptare dhe gazetare profesioniste. Shqipëria është në rrezik civilizimi, në rrezik të një modeli shoqëror. Shumë prej bashkëatdhetarëve kanë frik të flasin se kanë fikë nga hakmarrja e pushtetit, se do tu grabitet prona. Ky është rreziku i madh liria që ka Shqipëria. Modeli i shoqërisë që po më serviret është modeli i joprofesinalizmit. Është model i parave të fituara padrejtësisht. Nga këtu duhet të dalë mesazhi se Shqipëria nuk është një lojë që duhet të mbushen xhepat e pushtetarëve. Shqipëria është e jona, ndaj kemi nevojë rikthimin e konservatorizmit se na e kanë lënë amanet të parët tanë.
“Kam një amanet, jam tiranse dhe mendoj se modeli që duhet të servirim është të kujdesemi për oborrin tonë të bashkuar mund të arrijmë të kthejmë një Shqipëri konservatore me moral demokratik.”

