“Kam marrëdhënien të shkëlqyera me SHBA-të” Meta: Dola nga presidenca duke bërë shqiponjën

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se asnjë dosje nuk ka vlerë në SPAK me firmën e Ramës.

Ai tha se marrëdhënie e tij me SHBA-të janë të shkëlqyera dhe shtoi se Rama kishte plane që ta nxirrte me forma të tjera nga presidenca, jo duke bërë shqiponjën.

Meta: Asnjë dosje nuk ka vlerë atje, pa firmën e Edi Ramës që i ka bërë shumë prej tyre bedela dhe do të bëjë edhe ca të tjerë për të shtyrë ato ditën e vetes. Kështu mund të provohet edhe integriteti i këtij institucioni që ai ka thënë se është krijesë e partisë së  tij dhe ne duam që të jetë i pavarur. Unë nuk kam shqetësim nga drejtësia as në Shqipëri dhe as në gjithë botën.

Këto janë përpjekje fiktive për të shmangur vëmendjen nga çështja e incineratorëve. Edi Rama e vuan faktin që dola nga presidenca duke bërë shqiponjën sepse kishte plane që të dilja më parë me forma të tjera, por jo gjithçka mund të blihet me para. Me SHBA-të i kam marrëdhëniet të shkëlqyera sepse unë jam i vërtetë me ta dhe them edhe jo në sy.

EMISIONET