Kalaja thirrje ambasadores Yuri Kim: Ndërhyj për Teatrin Kombëtar, mos u merr me vogëlsira

Kalaja thirrje ambasadores Yuri Kim: Ndërhyj për Teatrin

Ditën e djeshme në parlament u miratua buxheti shtesë, pjesë e të cilit është edhe fondi për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cilëson këtë akt në kundërshtim me Kushtetutën.

Avokatja Adriana Kalaja në një deklaratë për medien u shpreh se miratimi i këtij akti normativ është në kundërshtim dhe në shkelje me Kushtetutën.

Kalaja: "Më datë 22 qershor, sipas një akti normativ Këshilli i Ministrave, bazuar në propozimin e bërë nga ministria e Financave ka miratuar fondin shtesë në buxhetin e shtetit dhe një pjesë e mirë e kësaj shtese është dhe fondi që do kalojë për ndërtimin e Teatrit tëri, pra në favor të bashkisë.

Ne të gjithë jemi në dijeni se ku ndodhet çështja e Teatrit dhe të gjithë jemi në dijeni të faktit se të  gjithë veprimet e institucioneve përgjegjëse për shembjen e Teatrit kanë shkuar në SPAK dhe në Gjykatën kushtetuese.

Janë të njëjtat institucione të cilat në mënyrë konseguente kanë shkelur ligjin, kanë shkelur Kushtetutën. 6 ditë pas vendimit të Kushtetuese më 16 qershor, Këshilli i Ministrave, ministria e Financave, bashkia e Tiranës dhe Kuvendi nuk kanë respekt, nuk konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë konsideratë për vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

Duke injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nxjerrin një akt i cili po kështu në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën ka hyrë në fuqi menjëherë."

Kalaja i ka bërë thirrje ambasadorëve, në veçanti ambasadores amerikane Kim që të dalë dhe të prononcohet në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri.

Kalaja:" Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që të përshpejtojë në dhënien evendimit, sepse ky akt normativ mund të agravojë më tepër në prodhimin e akteve ligjore që kanë karakter të dëmshëm në interes të publikut. Do t'i bëja një kërkesë ambasadorëve, sidomos ambasadores Kim e cila ka ndikuar shumë edhe në ngritjen e GJ.K. është momenti që ambasadorja duhet të dalë, të prononcohet dhe të bëjë një presion institucioneve përgjegjëse të cilat duhet të presin zbardhjen e vendimit nga GJ.K.

Ambasadorja të mos merret me media, të mos merret me vogëlsira që nuk kanë interes publik. Media pasqyron lajmet që janë reale dhe publike dhe jo ato që duan ambasadorët. Ambasadorja të dalë sot dhe të thotë pse Këshilli i Ministrave pas 6 ditëve që GJ.K nxori një kat normativ i cili është në shkelje të plotë të Kushtetutës."

Regjisori Budina  u shpreh se ky akt është dhunë që qeveria shqiptare ushtron dhe vepron kundër sistemit të drejtësisë që ka aprovuar vetë.

Budina: "Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare, e quaj një turp të madh që pa pritur vendimin e GJ.K ata marrin vendime. Kjo është një dhunë, që qeveria shqiptare vepron kundër sistemit të drejtësisë që e ka aprovuar vetë."

EMISIONET