Kalaja nga Ali Pasha ruante Butrintin, Objekti 208 vjeçar destiancioni i ri për turistët

Kalaja katërkëndore e Ali Pashë Tepelenës në detit Jon është kthyer një ndër destiancionet e preferuara të turistëve. Se si arrihet tek kjo kala, dhe interesi i turistëve na sjell përmes një kronike gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj.

Mes Kanalit të Vivarit dhe detit Jon ndodhet kalaja katërkëndore e Ali Pashë Tepelenës.

Eshte ndërtuar rreth vitit 1814 dhe ka shërbyer për të mbrojtur rrugën hyrëse për në Butrint.

Për të shkuar deri në kala duhet të përshkosh kanalin e Vivarit me varkë, më pas është Eugert Hoxha giuda i cili na tregon se çfarë kanë mbartur muret e kësaj kalaje.

Eugert Hoxha: “Funksioni i kalasë ka qenë gjithmonë të kontrollojë rrugën hyrëse për në Butrint përmes kanalit të Korfuzit. Kalaja ka një formë katërkëndore dhe është e pajisur me 4 kulla mbrojtëse në 4 këndet e saj dhe ka një derë hyrëse”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vitet e fundit edhe kjo kala e Ali Pashës është kthyer në një destinacion turistik. Nëse vjen në Butrint do të shkosh edhe në Kalanë në mes të detit.

Eugert Hoxha:“Gjatë dekadës së fundit kalaja në kanalin e Vivarit është pika kryesore ku ndalojnë turet që organizohen me varka në kanalin e Vivarit dhe në brigjet e plazhet që rrethojnë daljen e kanalit në detin Jon.

Për këtë turiste çekë nje kala e tillë është më shume se një kala. Një kala në mes të detit thotë se nuk e ja parë në vendin e saj dhe se të tilla destinacione kulturore dhe turustike, nuk janë të zakonta.

Turistja çeke: Bashkëshorti im gjithmonë ka dashur që ne të vijmë ketu, dhe këtë vit dëgjonim kudo, kovidi kështu që erdhëm në Shqipëri. Këtu është një vend interesant por ka një diferencë të madhe mes njerëzve të varfër dhe atyre të pasur, të paktën une e shoh kështu. Ne e pamë kalanë në internet dhe menduam se do të ishte interesante. Pastaj ne Parkun e Butrintit gjetëm mundesi për të ardhur këtu me varkë. Në Çeki ne kemi kala te tilla por jo të vendosura në det.

Pozicioni gjeografik i kalasë se Ali Pashës ka tërhequr vëmendjen turistëve, që gjithnjë e më shumë kërkojne te zbulojnë çfarë ka përreth Butrintit.

EMISIONET