Kadia: S’po bëjmë vetëm ne amnisti fiskale, qeveria ka institucione që parandalojnë pastrimin e parave

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zv. ministri i Financave, Besart Kadia u shpreh se Shqipëria nuk është i vetmi shtet që po bëjnë amnisti fiskale.

Ai tha se vendi ynë ka institucionet e duhura për të shmangur pastrimin e parave me këtë nismë të qeverisë.

Kadia: Nuk jemi i vetmi shtet që po bëjnë amnisti fiskale. Shqipëria para 12 vitesh nuk kishte shumicën  e institucioneve që ka sot. Shqipëria ka institucione që e frenojnë fenomenin e pastrimit të parave. Ka një por të madhe. Amnistia fiskale është përtej ekonomisë, është një frymë.

Në këto 30 vite kemi pasur shqetësime nga të gjitha fushat, nuk e kemi pasur shpirtin rehat. Kapitali njerëzor që shkonte me anije drejt Italisë, në disa vite u kapitalizuar dhe u formalizua sepse i duhej. Çështje të tilla nuk janë vetëm teknike. Shqipëria e ka provuar amnistinë në 2011.

EMISIONET