Ju flet Moska - Shpjegimi i Erion Veliajt për fjalët "Kodra e kopilit" mbi kokën e tij në zyrë
Shpjegimi i Erion Veliajt për fjalët "Kodra e kopilit" mbi kokën e tij në zyrë ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Shumë e kanë vënë re në zyrën e Veliajt në bashki një hartë. Në këtë hartë lexohet një mbishkrim ku lexohet mbishkrimi “kodra e kopilit”. Shumë njerëz i kanë thënë Veliajt që ndoshta nuk e ka parë me vëmendje.
Kjo kodër është djathtas Shkozës dhe shumë njerëz e kanë vënë në takimet e tij dhe ndoshta duhet ta mbulojë. Këtë hartë ia ka dhuruar Artan Lame Veliajt që është koleksionist hartash, dorëshkrimesh dhe gjërash të vjetra.
Ai është kujdesur që kodra e kopilit të binte gjithmonë pranë kokës së Veliajt. Ia ka thënë edhe Ramës këtë shaka dhe ai e ka pëlqyer shumë. Erion ka gjetur një shpjegim duke thënë se nuk e ka parë. Veliaj i shikon me kujdes të gjitha fotot që dalin se është i fiksuar me imazhin.
Veliaj ka thënë se e mban këtë hartë, sepse kodra e kopilit është afër Surrelit. Atje e ka shtëpinë kryeministri Edi Rama, të cilin Veliaj e sheh si rival për t’i marrë PS-në. Veliaj thotë se e mban se ajo është pranë Surrelit dhe kopilin ta kërkojnë në Surrel.

