Ju flet Moska - Lulita dhe Lalita në çështjen "Beketi": Basha dhe Veliaj
Lulita dhe Lalita në çështjen "Beketi": Basha dhe Veliaj ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Çështja Becchetti ka lidhje me off-shoret, si dhe me krizën energjitike. Unë kam marrë shkas nga njoftimi që ka dhënë kryetari i PD-së, Basha se do të hetojë çështjen Becchetti. Se si do ta bëjë këtë do ta shohim. Me komisione parlament a si.
Kreu i PD-së kur dha njoftimin tha se fajtori i direkt lidhur me provat e përdorura, se fajtori kryesor ëhstë Rama, por fajtori i cili u bë shkak që të sigurojë Becchetti provat është Veliaj, sepse mesazhet që i kishte dërguar Veliaj u përdorin si provë.
Prandaj Basha emrin e parë që duhet të përmendej duhet të ishte ai i Veliajt. Ai nuk e bëri sepse thuhet se ka një marrëveshje Basha-Rama, por Basha po del të jetë një njeri dhe lider i cili po del që është më i sofistikuar më shumë sesa duket në pamje të parë.
Duket se ai ka bërë një marrëveshje afat-shkurtër me Ramën dhe afat-gjatë me Veliajn, sepse e sheh këtë të dytin se pasuesin e Ramës. Veliaj u ndesh me Becchettin dhe humbi sepse erdhi një faturë me vlerë 120 milionë euro.
Te zona e selisë së partisë Demokratike ka interesa të mëdha për ndërtime. Aty do të bëhen 2 kulla shumë të mëdha. Kanë plane, sepse është frymëzuar Basha nga Rama me stadiumin, dhe po mendon pse të mos shembet edhe selia e PD-së e të behet një kullë e të marrë nja 2-3 kate për PD-në.


