Ju flet Moska - Ka çmim 'Oskar', por ka dhe çmim 'Osakar' Nikolin Jaka!

Ka çmim 'Oskar', por ka dhe çmim 'Osakar' Nikolin Jaka! Ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Nikolin Jaka ka arritur deri aty sa të ndajë çmime me statujën e tij me rastin e 125 vjetorit të themelimit të dhomës së tregtisë së Tiranës.

Sigurisht që është një imitim i çmimeve Oscar, vetëm në këtë rast, kanë një dorë një çantë. Jaka është një nga oligarkët e këtij vendi dhe është i privilegjuar me marrjen e parave publike.

Në Afrikë çmimi Oscar është bërë Osacar. Mund të thuhet se ky çmimi që po ndan Jaka është si ky Osakar në Afrikë. Pra, quhet Osakari i Nikolin Jakës.

Ku ndodh në botë që një njeri që ka 13 vite në kreu të dhomës së tregtisë merr kaq shumë tendera, derisa tek furnizimi i spitaleve dhe institucioneve me ushqim.

Nikolin Jaka nuk do që të zgjidhet president i dhomës së tregtisë së Shqipërisë, por do vetëm Tiranën. Nuk do të bëhen zgjedhje aty.

Ky njeri nuk bën bilance sepse nuk do. Pse nuk e bën për 10 apo 15 vitet e drejtimit të tij të këtij institucioni e të thotë se çfarë ka bërë.  

Ai e ka bërë dhomën e tregtisë një institucion qesharak sepse ndan statuja si çmime. Ajo kryetarja e kuvendi që shkoi atje në ceremoni e di se ka një ligj për dhomën e tregtisë, që është institucion, ajo duhet të kishte mbajtur një qëndrim.

EMISIONET