Ju flet Moska - Ja pse Erion Veliaj promovoi Kodrën e Kopilit në festën hebreje

Ja pse Erion Veliaj promovoi Kodrën e Kopilit në festën hebreje ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Veliaj bëri festën e Hanukas, por si të gjithë punët që bën ai, kanë nga një djallëzi. Djallëzia në këtë rast është stampuar mbi kokën e lali Erit në zyrën e tij.

Kjo festë ka të bëjë edhe më në kodër që ka edhe një tempull. Lali Eri ishte me përfaqësuesit hebrenj në vendin tonë dhe vihet re në foto nga takimi mbi kokën e tij një mbishkrim “Kodra e Kopilit”.

Lali Eri po fyen një ceremoni të një kombi mik dhe festën e shenjtë të tyre. Kjo është nxitje e urrejtjes fetare sepse në qendër të festës është një kodër e shenjtë dhe këtë kodrën e Kopilit e nxjerr Veliaj.

Qysh kur është bërë kryetar bashkie Veliaj ka një fiksim, e ka lidhur imazhin e tij me simbolikën e një emërtimi si Kodra e Kopilit, një gjë që është shumë e dukshme dhe obsesive.

Po ta kishte në shtëpi Veliaj do të ishte pjesa private, por kjo është zyra publike e kësaj dhe paguajmë taksa ne.

Besoj se vitin e ardhshëm që do të bëhet kjo festë, shpresoj se nuk do të pranojë ambasadori i Izraelit që të dalë me Kodrën e kopilit për këtë festë të shenjtë.

EMISIONET