Ju flet Moska - Historia e çuditshme e fshatit të prejardhjes zyrtare të Erion Veliajt
Historia e çuditshme e fshatit të prejardhjes zyrtare të Erion Veliaj ishte tema e kësaj të mërkurë në Ju flet Moska në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Banorët e fshatit nga e ka prejardhjen Erion Veliaj nuk e dinë se sa të famshëm e ka bërë Veliaj këtë fshat, edhe pse e kanë lënë pas dore. Ne kemi shkuar në fshatin e Veliajt dhe kemi bërë filmime atje.
Fshati i Erion Veliajt është 25 km larg Beratit dhe në kohën e komunizmit ishe pjesë e asaj që quhej fshatra të bashkuar. Rruga është në gjendja të keqe dhe rruga është bërë qysh në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 2009 kur Veliaj kandidonte me aleancë me PS-në me G99 thoshte se do ta rregullojë këtë rrugë për të cilën shprehej se e ka lënë Saliu në atë gjendja. Por ku u bë ministër, sërish e harroi premtimet për këtë zonë dhe për fshatin.
Erioni e bëri të famshme këtë zonë se kur aplikonte me MJAFT-in për fonde nga ndërkombëtarët thoshte se fshati i tij ka një traditë të madhe të LGBTI. E bëri fshatin e vet në këto forume të famshëm. Madje Veliaj e kishte regjistruar si organizatë homoseksuale për të marrë para.
Erioni është tallur me banorët e këtij fshati duke thënë se i kanë kërkuar edhe mjete depilimi, se kështu është tradita e tyre. Në fakt, nuk e them se nuk ka homoseksualë në këtë fshat, por nuk është se këta meshkujt i kanë kërkuar mjete për depilim.

