Ju flet Moska - FETO duhet proceduar nga SPAK jo si organizatë terroriste por thjesht si kriminale

Ju flet Moska - FETO duhet proceduar nga SPAK jo si organizatë terroriste por thjesht si kriminale ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Rama e pohoi se ia kanë kërkuar sërish edhe presidenti Ergodan publikisht kur erdhi lidhur me gulenistët që i quan si organizatë terroriste.
Dihet se gulenistët i mbron SHBA-ja ssepse Guleni është i strehuar atje. Është e vërtetë se Edi Rama që e ka refuzuar ndalimin e veprimtarisë së kësaj organizate dhe dorëzimin e gulenistëve, sepse nuk do që të prishet me ShBA-në.
Lëvizja gulensite nuk është terroriste, por fakti që nuk është e tillë, nuk do të thotë se nuk është organizatë kriminale dhe si e tillë duhet të hetohet dhe ndalohet në vendin tonë.
Kjo organizatë ndërton biznese legale dhe në mënyrë ligjore, duke kapur shëndetësinë dhe arsimin, sepse i merr njerëzit duke i formuar dhe duke i rekrutuar.
Pra, brenda shteti tonë vepron një organizatë ilegale dhe e paregjistruar dhe shihet nga shteti dhe autoritete ligjzbatuese dhe shihet vetëm nga pikëpamja nëse ka apo jo qëllime terroriste.
Por ama mund të vazhdojë me veprimataritë për të ndërtuar shtetin brenda shtetit. Këtu kemi të bëjmë me një mosdashje kriminale dhe me një mos veprimi.


