Ju Flet Moska – Armela Krasniqi si provë se marrëveshja Rama–Basha ka nisur që në vitin 2007

Armela Krasniqi si provë se marrëveshja Rama–Basha ka nisur që në vitin 2007  ishte tema e kësaj të mërkurë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.  

Myftaraj: Duhet se ka një marrëveshje Rama-Basha, por kjo marrëveshje nuk daton nga 17 maj 2017, por është shumë më e hershme. Rama u bë kryetar i PS-s qysh në vitin 2005 dhe ai e dinte se Basha ishte i parapëlqyeri i Berishës dhe donte të krishte lidhje me të.

Në prill të vitit 2007 të gjithë u befasuan kur Armela Krasniqi u emëruar zëdhënëse dhe drejtoreshë komunkimi në PS. Kjo sepse nuk kishte një histori në PS. Ajo ka qenë si figurë opozitare kur ka qenë si spikere lajmesh në Shijak TV, kur PD ishte ne opozitë.

Armela kishte një lidhje jo direkte me Edi Ramën, edhe pse u tha se kishte shok burrin e Armelës, edhe pse nuk ishte aq shok me Ramën ai sa të merrte këtë detyrë. Burri i Armelës kishte një lidhje shumë të afërt me Bashën, që e ka djalë tezeje.

Armelën e mori Rama që ta afronte më shumë Bashën. Kanë nevojë për ndërlidhje këta sepse janë të terrorizuar nga përgjimet. Sa më shumë shtohen përgjimet, aq më tepër përdoren lidhjet me fjalë goje, përmes njerëzve të besuar.

Rama i tha se do të bashkëpunojnë me Bashën dhe do të marrë Armelën për të komunikuar. Kështu bëhet politika në Shqipëri. Marrëveshja e tyre ka pasur edhe kanale të tilla. Njerëz si Armela kanë më shumë peshë se sa ka nga posti që mbajnë.

EMISIONET