Ju flet Moska - Armela Karsniqi e Edi R(AMA), skandal seksual me Daçiç në Beograd

Armela Karsniqi e Edi R(AMA), skandal seksual me Daçiç në Beograd ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në një foto në Beograd duket në një foto të vitit 2018 ku shihet Ivica Dadiç si ministër i jashtëm aso kohe duke shtrënguar duart me drejtoreshën e ATSH-së e asaj kohe Armela Krasniqi, që sot është kryetarja e AMA-s.

Dadic është  njohur për sjellje që në vende të tjera do të quheshin skandale seksuale. Në vitin 2013 Dadic kur një ministre e Kosovës vizitoi Beogradin, ai nuk u ndodh në Beograd dhe tha se ishte aty kur erdhi ajo bukuroshja sepse do t’ia kishin kaluar mirë.

Dadic bëri një nga ato shakatë e veta në konferencë. Ai është ulur pranë saj. Në këtë takim ndodhi një skenë ku Dadic shkon me përzemërsi Krasniqin. Në krah të saj është ulur dikush tjetër. Pak më vonë Dadic na del i ulur në krah të Krasniqit duke i thënë ngrihu atij personit.

Ky është një lloj flirti duke e ditur sjelljet e Dadic. Kam bërë hulumtimet e mia dhe Dadic me sjelljet e tij kur kishin vënë tabelat e të ftuarve, mbiemrin e zonjës Krasniqi e kishin shkruar Karsniqi. Ajo protestoi butësisht sepse kishte urdhër nga Edi Rama që të sillet butësisht.

Zonja Krasniqi përfaqëson shtetin shqiptar në këto konferenca dhe ka detyrim që të sillet me dinjitet, por se sa u soll kështu u pa. Kuptohen qartë arsyet e sjelljes së Dadic. Kuptohet që diskutimet në këtë konferencë kanë qenë të nxehta.

EMISIONET