Ju flet Moska - Antiamerikanizmi mediatik në Shqipëri me rastin e stërvitjes "Defender 21"
Antiamerikanizmi mediatik në Shqipëri me rastin e stërvitjes "Defender 21" ishte tema e kësaj të hëne në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Ardhja e trupave amerikane në Shqipëri është pasqyruar nga mediat tona në vend. Mua më ka interesuar edhe se si e ka pasqyruar mediat e Mero Bazes. Një person që është mik i ambasadës amerikane dhe që mirëpritet atje, ftohet edhe për drekë nga ambasadorët. Ky është artikulli i datës 2 maj i gazetës Tema ku i referohet Associated Press. Artikulli i publikuar tek Tema flet për një mësymje të amerikanëve në Durrës.
Përkthimi në Tema është bërë me disa ndryshime të vogla. Titulli duket se ka dalë nga dora e Meros se i ka me merak lajme të tilla. Zbarkimi nuk gjendet si fjalë, ndërsa fjala mësymje është fjalë agresione, sikur është sulmuar nga ushtria amerikane Durrësit. Mero nuk e ka bërë kot këtë titull. Ministri i Mbrojtjes rus ka shprehur shqetësim për këtë ardhje. Titulli i Meros është në linjë me këtë titull.
Mero ka një lidhje të fortë me Edi Ramën dhe ka ndikim shumë të madh te ministrat. Sikurse ka qenë dje me Sali Berishën, sot është zëdhënësi i Edi Ramës, për ide që ai nuk i thotë dot vetë. Mero ishte me Berishën dhe fliste kundër ambasadës amerikane, menjëherë media e majtë ia ngarkonte Berishës këto gjëra. Sot, Edi Rama me gojën e Meros po thotë se amerikanët sulmuan Durrësin? Sigurisht që Mero nuk kërkon falje se ka marrë para nga ambasada ruse. Nuk e vë ai këtë titull pa marrë nja 200 mijë euro ose dollarë.
Një stërvitje si "Defemder 21" sikurse është kjo që po bëhet, ka shumë sektorë ku po punon. Kjo tregon se disa punojnë mirë me këto dhe disa të tjerë punojnë keq fare. Por mbetet një gjë shumë e rëndë antiamerikanizmi i shprehur në këtë mënyrë, ku sipas Meros ushtria amerikane paska sulmuar Durrësin. Po të ishte në pushtet Berisha me Meron, Rama do të dilte menjëherë në konferencë për shtyp.

