Jole: Opozita nuk krijoi dot frymë. Pregapuca: Në këto votime më shumë fitoi e djathta
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Nertil Jole u shpreh se Arsyeja pse PD nuk u konfirmua shumicë ishte sabotimi i institucioneve, sabotoi zgjedhjet dhe nuk krijoi dot një frymë.
Jole: Arsyeja pse PD nuk u konfirmua shumicë ishte sabotimi i institucioneve, sabotoi zgjedhjet, nuk krijoi dot një frymë edhe pse bëri një fushatë konstruktive dhe u rrit. Përbërja e listës ishte riciklim i emrave që nuk ofronin shpresë te elektorati.
Ndërsa, Amarildo Pregapuca u shpreh se në këto votime Shqipëria fitoi dhe më shumë nga të gjithë fitoi e djathta
Pregapuca: Në këto votime Shqipëria fitoi dhe më shumë nga të gjithë fitoi e djathta. Jemi mësuar në 30 vite me një gjuhë “krimineli”, “drogaxhiu” është tmerr. E djathta në mbarë botën flet për një zhvillim, plan konkret për biznesin. Nuk mundet një i djathtë të flasë me atë gjuhë. E djathta është klasë në botë.

