Jo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktivitetesh sportive e kulturore

Mijëra turistë zbritën në Borsh në prag të çeljes së sezonit turistik. Shijuan bukuritë e natyrës dhe u argëtuan nën ritmet e muzikës.

"Më pëlqen Shqipëria, ka vende të bukura për turistët. Unë jam nga Vjena. Ne atje nuk kemi det. Vendi juaj është i bukur, i ka të gjitha."

Të huajt që zbuluan Shqipërinë për herë të parë thonë se mbetën të magjepsur ndaj premtuan se do të rikthehen.

"Jam nga Britania e Madhe. Është hera ime e parë këtu. Borshi është shumë i mrekullueshëm. Njerëzit janë miqësor dhe çdo gjë është në rregull. Do ta sugjeroja Borshin në 100% të miqtë e mi, sidomos këtë Festival. Me shumë mundësi do të rikthehem vitin tjetër."

Për katër ditë me radhë u kthye në një arenë e muzikës, kulturës, traditës dhe sportit.

"Çdo vit e më shumë ka goxha interesim nga njerëzit që janë aktualisht këtu. Ka goxha interesim nga vajzat të cilat janë më aktive në sport dhe stërvitje."

Mundësi e rrallë për CrossFit  buzë Jonit. Për mungesë të kapacitetit akomodues një pjesë e turistëve u detyruan të akomodohen në Himarë.

Jo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktiviteteshJo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktiviteteshJo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktiviteteshJo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktiviteteshJo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktiviteteshJo vetëm plazh! Borshi hap sezonin turistik me një larmi aktivitetesh

EMISIONET