Jetojnë, “nuk ekzistojnë”, familja rome në Korçë e harruar, 3 fëmijë të paregjistruar

Korça është një prej qarqeve ku ky komunitet është i shumtë, ndërsa Vjollca Shaqiri tregon jo vetëm kushtet e vështira ekonomike, por edhe harresën e institucioneve të cilat kanë lënë 3 fëmijët e saj pa u regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Në këtë barakë familja e Vjollca Shaqirit e kaloi dimrin e gjatë e të ftohtë.

Këto mbetje të qirinjve janë dëshmi se aty ka munguar gjithmonë energjia elektrike.

"Ja siç e shikoni gjendjen time pa drita pa asgjë.”

Për tu ngrohur gjatë ditëve të acarta, thotë se për 3 fëmijët e saj ka ndezur kartonë.

"Tërë dimrin e kemi kaluar me kartonë, duke i djegur, as dru asgjë.”

Vjollca detyrohet të kërkojë lëmoshë që të ushqejë fëmijët e saj, ndërsa thotë se institucionet e kanë lënë në harresë, pasi 3 fëmijët e saj janë ende të paregjistruar.

"Këtu dal lyp, këtu ha bukë me fëmijët, po mos të dalë me lyp nuk kanë fëmijët çfarë të hanë siç e shikoni zhveshur janë. Është zgjatur edhe një vit kjo puna e fëmijëve , më thanë do merremi me këtë punë dhe nuk janë marrë. Nuk kemi shtet këtu ne. As nuk na ndihmojnë.“

Në ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, specialistja e zyrës rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Etleva Tare thotë se shumë familje rome në Korçë ndodhen në kushte shumë të vështira ekonomike, por përballen edhe me diskriminim.

Etleva Tare: Kushtet e tyre janë shumë të vështira, banesat sociale të tyre janë shumë të vështira, në qoftë se nuk do të kishte diskriminim zyra ime nuk do të ishte.

Në statistikat e mbledhura nga organizatat, në Korçë mësohet të ketë rreth 3 mijë qytetarë që janë pjesë e komunitetit romë dhe rreth 20 mijë egjiptianë.

EMISIONET