Jeta pas daljes në pension, Asllani: Në mëngjes fillimisht bëj 1 orë xhiro duke ecur

Elida Asllani Karafili, pensioniste përmes një interviste me Ora News tha se në mëngjes fillimisht bën 1 orë xhiro duke ecur dhe më pas vazhdoj me mëngjesin.
Elida Asllani Karafili: Në mëngjes fillimisht bëj 1 orë xhiro duke ecur dhe më pas vazhdoj me mëngjesin. Kam punuar 15 vite në arsim dhe nga Kavaja erdha në Tiranë sepse fëmijët donin të vazhdonin studimet atje.
Fëmijët janë dobësia ime, pavarësisht se kush janë. Sot shumë nxënës të mi kanë ndërtuar jetën jashtë vendin dhe për këtë më vjen shumë mirë. Së paku u kam siguruar qetësinë shpirtërore që të zhvillonin mësimin. Ne gjithë jetën kemi kursyer.
