“Jemi në dorë të algoritmit” Kallanxhi: Nuk mund të bëhej kaq shpejt bllokimi i Tiktok pa pajisjet DPI
Tomi Kallanxhi, ekspert IT në “Drejt” nga Luan Rama tha se nuk mund të bëhej kaq shpejt bllokimi i Tiktok-ut pa pajisjet DPI, që qeveria jonë ka sjellë në vend.
Kallanxhi: Ne jemi një vend që shohim filma të pirateruar, d.m.th jemi të mësuar me këto gjë. Ne nuk besojmë në të drejtën e autorin dhe më pas nuk e kupton as të drejtën e privatësisë. Nuk mund të bëhej kaq shpejt bllokimi i Tiktok-ut pa pajisjet DPI.
Tiktok-u ka ndryshuar ne algoritëm, por patjetër që nuk jemi në një social media me të dhënat e njerëzve, por ama që vendoset nga inteligjenca artificiale. Aty na dalin në feed ato që na pëlqejnë, e vendos inteligjenca artificiale.

