“Janë 4 të vrarë më 21 janar”, Qefalia: Të zgjidhet çështja, zbardhja e ngjarjes do të lehtësonte shpirtrat e tyre

Xhemal Qefalia deputet i PS në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Besmira Pelushaj  tha se nuk mund të harrohet çështja e 21-janarit pasi “janë 4 të vrarë e njëri prej tyre nuk i dihet fare autorësia“.

Sipas tij “prokuroria duhet të hetojë për ta zbardhur këtë ngjarje” pasi “Kjo do të lehtësonte dhe shpirtrat e atyre të ndjerëve që sot nuk janë, do të lehtësonte dhe ata individ që sot janë të akuzuar”.

Xhemal Qefalia: Nuk mund të harrohet një çështje ku janë 4 të vrarë e njëri prej tyre nuk i dihet fare autorësia. Në këtë rast mbetet prokuroria e cila duhet të hetojë për ta zbardhur këtë ngjarje. Kjo do të lehtësonte dhe shpirtrat e atyre të ndjerëve që sot nuk janë, do të lehtësonte dhe ata individ që sot janë të akuzuar. Nuk ka pse të ketë frikë askush i cili mendon se e ka kryer detyrën ashtu siç është. Kam qenë vetë pjestar në protestën e 21 janarit. Çështja duhet të zgjidhet pasi të protestosh dhe të thuash I solli Edi Rama në protestë dhe unë kam të drejtë ti vras kjo është non sens. Nëse PS dhe Edi Rama ka krijuar mundësinë të bëjë protestën kush ua jep të drejtën këtyre.

"Në rastin konkret kemi një provë të sjellë nga një gazetar dhe për këtë provë nuk mund të mbyllësh sytë dhe të heshtësh. Asnjëherë një ngjarje që nuk ka marrë një përgjigje përfundimare nuk quhet e zbardur. Jam I bindur se prokuroria është e pavarur politikish. SPAK dhe drejtësia e re kanë të githë mbështetjen e parlamentit, këtë besim duhet ta tregojnë përpara qytetarëve dhe opinionit publik."

EMISIONET