"Jam Pjerin Lazri, të marr jetën!" Përjashtohet nga policia shefi i komisariatit të Pukës që goditi qytetarin

"Jam Pjerin Lazri, të marr jetën!" Përjashtohet nga

Kanosja dhe goditja e një qytetari i ka kushtuar detyrën shefit të Komisariatit të Pukës Pjerin Lazri.

Ai u denoncua nga ”Stop”, që publikoi videon ku shefi Lazri shfaqej duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas.

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor!  Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

"Jam Pjerin Lazri, të marr jetën!" Përjashtohet nga

EMISIONET