Jaeld Çela kërkon që GJKKO t'i ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie

Ish-shefi i policisë Jaeld Çela ka kërkuar nga GJKKO që tí ndryshojë masën nga arrest me burg, në arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.
Kërkesën Çela e ka bërë përmes avokatit të tij, duke thënë se Çela ka probleme shëndetësore dhe mund të nevojitet edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në arrest me burg Çelën, në lidhje me akuzat për shpërdorim detyre dhe favorizimin e grupit kriminal të Habilajve.
Pas leximit të masës së sigurisë, avokati i tij u shpreh se klienti nuk ka qenë kurrë në arrati, por ka ndjekur procesin gjyqësor.
Ndërsa vetë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, duke thënë se e donin si “bashkëpunëtor” të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës, i cili u vetëdorëzuar në polic, dyshohet se ishte garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.


