“Ja si funksiononte “Ura” e narko-trafikut/ Dervishi: Një nga operacionet më të rëndësishme. Ja si u ndërrua pushteti i bandës së vjetër nga ky grup

“Ja si funksiononte “Ura” e narko-trafikut/ Dervishi: Një

Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se operacioni i një dite më parë që çoi në firmosjen e 52 urdhër-arresteve ku falë një bashkëpunimi mes Antimafias Italiane dhe SPAK-ut çoi në goditjen e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Itali dhe në Evropë, të njohur edhe si grupi i Troplinëve është ndër operacionet më të rëndësishme të periudhës post-komuniste të realizuar nga institucionet ligjzbatuese shqiptare.

“Spektakolar nuk mund të themi, por i rëndësishëm po. Madje mund të jetë mbase një nga operacionet më të rëndësishëm në post-komunizëm përsa i përket goditjes së krimit të organizuar.

Sepse flitej dhe ne kishim informacion, SPAK ka bërë dhe një tjetër goditje një vit më parë, tek po të njëjtët njerëz, ka sekuestruar dhe 3 milionë euro, tavolina bixhozi etj.

Pra, gjithçka ka lidhje me Durrësin, i cili për shkak të portit krimi i organizuar ia vuri syrin portit.

Fillimisht për kontrabandën e jo për trafikun e lëndëve narkotike. Që në në fillet e para post-komuniste, lidhja për të kontrolluar të zezën në këtë port ka qenë me politikën, fillimisht me kontrabandën e më pas për drogat.

Kemi vite që flasim që linja e famshme e drogës nga Amerika Latine ku u përfol edhe për tonelata porej 3 vitesh ka stopuar, dhe nuk e dimë çfarë ndodh me atë linjë.

Flitet që ka një grup që e ka eliminuar grupin tjetër, që kontrollohej nga banda e vjetër Lul Berisha, Shullazi etj, etj, ishte një Mond Çekiçi, një personazh që kontrollonte portin për llogari të këtij grupi kriminal, por që u godit grupi, u vra Mond Çekiçi dhe si të thuash pushteti i këtij grupi i ka kaluar këtij grupi që është goditur dy herë tashmë nga SPAK-u.

Pse është kaq i rëndësishëm ky grup? Kjo ka lidhje me organizimin që ky grup ka! Ka lidhje ndërkombëtare, pasi të sjellësh lëndë narkotike nga Amerika Latine t’i sjellësh në Durrës, kjo tregon se ti një një grup shumë të organizuar.

Nuk e blen në tregun e Evropës me çmim të lartë, por jo ky grup ka dërguar në Ekuadër njeriun e vet që e blen atje me 500, 1000 euro kilogramin dhe e sjell në Durrës me 5  apo 10 mijë kilogramin, kjo s’ka rëndësi fare. Por çfarë ndodh?

Duke e shitur me 10 mijë ti futesh në tregun evropian me çmime shumë të ulëta dhe ky dëshmitari i penduar Nuredin Dumani këtë thotë që këta kapën tregun në Hamburg, pikërisht duke ulur çmimet.

Por si u mundësua ulja e çmimeve? Sepse u bënë tregtarë të dorës së parë duke ngritur linjën e tyre dhe natyrisht përfitimet ishin shumë më të mëdha.

Pra, këto ishin ata njerëzit që lëviznin sasi të mëdha, kishin sukses, nuk bënin dëm, si të thuash nuk ishin këta agresivët nga grupet e tjera. Ose kanë qenë agresivë aq sa ua kërkonte halli për të bërë dëm. Prandaj dhe kanë mbijetuar dhe kanë qenë të kujdesshëm.

Kanë goditur grupet e tjera që i vunë gjobë deri aty ku ata nuk mbanin më, i ulën hundë dhe vazhduan. Pra nuk është se mbahen mend për agresivë. Kjo mbase ka qenë dhe çelësi i suksesit të tyre.

Për të kuptuar sa të fuqishëm ishin kemi përsëri në përgjime ku thuhet se ata paguanin 150 mijë euro në muaj vetëm për rojet. Atëherë lind pyetja çfarë biznesi ke ti? Çfarë xhiro vjetore ke?

Çfarë fitimi mujor duhet të kesh ti që të paguash rojet 150 mijë euro? Të paktën duhet ta kesh fitimin 1 milionë euro në muaj, më e fundit fare që të paguash kaq shumë lekë vetëm ër t’u ruajtur”, u shpreh Dervishi

Më tej Dervishi foli për lidhjet e këtyre grupeve vetëm me politikën si mënyrë për të mbijetuar.

“Në dëshmitë e Nuredin Dumani të zbardhura në dosjen e Italisë ai foli se kishin lidhje me një president shumë të korruptuar në atë kohë. Dhe këta rrinë me ata që kanë pushtetin. Kemi dhe të dhëna të tjera bashkëpunimi me personazhe të politikës që këta kanë.

Visit të Pojes që është shpallur në kërkim dhe që nuk u kap dhe pse nuk u kap është temë tjetër, i është dhënë leje ndërtimi në 2 prill në vitin 2024 në Durrës për një hotel me 10 kate, pra ja ku e ke bashkëpunimin.

Është përjashtuar edhe nga pagesa e TVSH-së me vendim të Këshillit të Ministrave si i angazhuar në program rindërtimi. Pra, kjo është lidhja që është e provuar.

Nuk mund të akuzohet SPAK-u për këtë histori, pasi një vit më parë e bëri vetë punën, edhe këtë vit po ashtu e ka bërë vetë punën e tij, pavarësisht se nuk u kap personi.

Të mos harrojmë se ata janë të infiltruar në strukturat e shtetit shqiptar, janë të infiltruar në strukturat e SPAK-ut. Ata kanë shumë lekë, kanë shumë mundësira, ata kontrollojnë pushtetin lokal në Durrës, ata bëjnë emërime deri në polici, ndaj u mbajt policia shumë larg në këtë operacion.

Por ajo që merr më shumë peshë është arsyeja se pse ky operacion nuk u bë përpara zgjedhjeve? Ky është nj problem tjetër që duhet diskutuar. Urdhër-arrestet janë firmosur në 22 shkurt në Itali.

Dumani tha vetë se e vendosim ne se kur bëhet operacioni, por ajo që ne nuk dimë është se sa kohë i duhet një vendimi nga Gjykata Italiane deri në zbatimin e tij nga strukturat e shtetit shqiptar.

Por përgjithësisht e besoj Dumanin në atë çfarë thotë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ferdinand Dervishi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN FERDINAND DERVISHI

EMISIONET