Ja kush hyn në garë me Berishën për kryetar të PD, Edmond Spaho zbulon emrat

Deputeti Edmond Spaho zbuloi disa nga emrat që priten të hyjnë në garën për postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet pritet të mbahen më 22 maj.

Lideri historik Sali Berisha ka pranuar se do të jetë një ndër kandidatët në garë ndërsa emra të tjerë janë: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”  tregon Spaho në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

 E shpreh hapur mbështetjen për Sali Berishën madje shton se nëse nuk do të kishte qenë ai do të ishte e vështirë që PD të dilte nga ky qorrsokak.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edmond Spaho: “Nuk bëj sakrilegj nëse them do të mbështes zotin Berisha.  Nëse zoti Berisha nuk do të ishte pjesë aktive e Partisë Demokratike do të ishte e vështirë që të kishim dalë nga ky qorrsokak kaq shpejt në kuadrin e disa muajve. Në këtë kuptim mendoj se ka qenë pozitive për PD që ka pasur në radhët e saj një personalitet të këtij kalibri. Përsa i takon rikthimeve kjo nuk është hera e parë në politikë madje janë të njohura në politikën botërore rikthime mjaft të suksesshme të personaliteteve të tilla. Kështu që nuk e shikoj problem dhe në rastin e Shqipërisë aq më tepër që zoti Berisha me autoritetin me përvojën e madhe si politikan që arritjet që ka pasur deri më sot mendoj që do i shërbejë mjaft mirë dhe zhvillimeve të ardhme jo vetëm në PD por për të gjithë vëndin.”

Ai ka folur për strukturimin e Partisë Demokratike dhe thirrjes për këdo që ti bashkohet kësaj partie jo vetëm për tu përballur me qeverinë, për të mbrojt interesat e qytetarëve por dhe për tu kthyer në pushtet.

Edmond Spaho: Ne kemi bërë thirrje të sinqertë për të qenë pjesë e trupës tonë politike pasi është në interes të PD që të jetë sa më e hapur sa më e madhe sa më e bashkuar në mënyrë që të kryejë rolin e saj jo vetëm për tu përballur me qeverinë për të mbrojtur interesat e qytetarëve por dhe për tu kthyer në pushtet.  Në këtë proces është shume e rëndësishme të respektohen rregullat ku shumica është organi vendimmarrës në një forcë politike, duke respektuar dhe mendimin e pakicës. Por këto janë zgjedhje që çdo individ i merr vetë në përputhje me objektivat që ka. E rëndësishme është që ftesa të jetë e sinqertë e vërtetë dhe të bëhet çdo gjë në mënyrë që ti shërbejë këtij bashkimi. PD deri më sot i ka shërbyer me vërtetësi këtij qëllimi.

EMISIONET