Ja cilat janë aspektet pozitive të hartës së re gjyqësore sipas avokatit Braho

Avokati Ledio Braho gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj teksa foli për hartën e re gjyqësore në vend që pritet të miratohet tregoi se cilat janë aspektet pozitive të saj.

Ledio Braho: Efektet pozitive të kësaj harte gjyqësore kanë të bëjnë me pjesën e menaxhimit. Duke pasur një numër më të vogël gjyhatash edhe kostot administrative do të jenë më të vogla. Një aspekt tjetër është se kjo sjell një familjarizim më të vogël me trupën gjyqësore duke qenë se ka më shumë gjyqtarë.

Ka  aspektet e saj pozitive por problem mbetet largësia, tha ai.

EMISIONET