Izraeli gati për sulm ndaj Palestinës, Osmani: Palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e luftës ndër vite

Eksperti i cështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në një intervistë për Ora News foli për luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Osmani u shpreh se Izraeli dhe Palestina akuzojnë njëra tjetrën për fillimin e luftës ndër vite.

"Izraeli dhe Palestina akuzojnë njëra tjetërn për fillim e luftës ndër vite. Ky debat nuk do mbyllet ndonjëherë. Kjo situatë e rrezikshmë duhet ndalur. Jemi në orët e fundit ku Izraeli pritet të nisë ofensivën drejt Palestinës. Hamasi ka pretenduar se nëse Izraeli futet në Gaza, atëherë ushtrinë izraelite do e presë një kurth i madh.

Lufta guerrile është jashtëzakonisht e vështirë. Sipas Netaynahu ajo që pritet të ndodhë është një ndryshim radikal i Lindjes së Mesme. Palestinezët kanë refuzuar të largohen. Shumica e banroëve të Gazës janë të gatshëm të vdesin aty dhe jo të largohen. Të dyja palët po bëjnë edhe një luftë psikologjike", tha ndër të tjera Osmani.

Izraeli gati për sulm ndaj Palestinës, Osmani: Palët

EMISIONET