“Izolohet” kalaja e Lezhës

Ura e drunjtë në rrugën që të çon në Kalanë e Lezhës është shkatërruar plotësisht dhe është hequr që aty, pasi ndërhyrja e premtuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk u bë kurrë.

Vizitorët që ndjekin kalldrëmin në këto kushte detyrohen të kalojnë përmes varrezës mesjetare mbi të cilën ishte ngritur struktura.

Mungesa e infrastrukturës është pikë e dobët e Monumentit.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Ded Margjoni:"Problematikë e madhe është infrastruktura e rrugës që të sjell nga qyteti në kala. Një problem tjetër është rindërtimi i urës e cila është ndërtuar në 2012. Ura u ndërtua me dru dhe me elementë shumë të dobët ".

Kalaja e Lezhës konsiderohet simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane.

Por jo të gjithë kanë treguar për të kujdesin që meriton.Dëmtimet e objektit kanë qenë të vazhdueshme.

Ded Margjoni: "Ka disa mangësi sidomos në tabelat orientuese, të cilat do zëvendësohen me të reja pasi kanë qenë me material peçkllazi, një material që dëmtohet shumë lehtë", ka thënë përgjegjësi.

Shpresa për të ndërhyrë është tek fondet e alokuara nga Bashkimi Evropian për monumentet e prekura nga tërmeti.

Kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës është një ndër asetet historike më të rëndësishme të këtij rajoni.

Mungesa e investimeve ka sjell degradimin e saj e për rrjedhojë braktisjen nga turistët.

“Izolohet” kalaja e Lezhës

“Izolohet” kalaja e Lezhës

“Izolohet” kalaja e Lezhës

EMISIONET