Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon sërish Kristjan Boçi: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon sërish Kristjan Boçi:

Kristjan Boçi ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me sekuestrimin e 50 mln euro pasurive në emër të tij dhe 6 personave të tjerë.

Boçi reklamonte jetën luksoze të tij dhe të bashkëshortes në rrjete sociale.

Por një hëtim i Prokurorisë së Tiranë, nxori në pah se pasuritë e tij dhe 6 të tjerëve ishin produkt i pastrimit të parave.

Në Instastory, Boçi shkruan se si shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vetë, siç akuzohet.

“Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem! Siç paça zemrën, ma boftë jetën.

Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku.

Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmitë. Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet.  Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo sms përkrahës”, shkruan ai.

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon sërish Kristjan Boçi:

EMISIONET