Çitozi: Para 15 viteve ka pasur shqetësime lidhur me dëmshpërblimin, sot e rregulluar me ligj

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Klajdi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma u shpreh se Para 15 viteve ka pasur shqetësime lidhur me dëmet, mënyrën e dëmshpërblimi nga sigurimet.

Ai tha se Me ndryshimet e reja ligjore, sot kemi një ligj të mirë për sigurimin dhe se ka afate të përcaktuara për sa ditë duhet trajtuar një dosje dhe këtë gjë mund ta ndjekësh edhe online.

Çitozi: Para 15 viteve ka pasur shqetësime lidhur me dëmet, mënyrën e dëmshpërblimi ose vlerën e tij. Sot kompanitë e sigurimit janë të interesuar që të paguajnë në kohë sa më të shkurtër dhe në shumë sa më reale.

Me ndryshimet e reja ligjore, sot kemi një ligj të mirë për sigurimin. Ligji më parë kishte shumë paqartësi dhe çdokush mund ta bëjë vetë përllogaritjen e dëmit. Ka afate të përcaktuara për sa ditë duhet trajtuar një dosje dhe këtë gjë mund ta ndjekësh edhe online.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET