Italianët: Shqipëria, si në shtëpi! Mbi 100 motoristë paradë në Pogradec: Turizëm e bamirësi

Në Pogradec u zhvillua një paradë e veçantë motoristësh nga Shqipëria dhe Italia, që u prit me entuziazëm nga vendasit dhe turistët.

Aktiviteti shërbeu për promovimin e turizmit dhe mbështetjen e fëmijëve me probleme shëndetësore përmes të ardhurave të grumbulluara.

Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashkë në një paradë të veçantë në Pogradec që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe turistëve.

Miqtë nga Italia thanë se ndjehen në shtëpi.

"Çfarë do të thotë që një italian vjen në Shqipëri? Do të thotë që vjen në shtëpi"

Italianët: Shqipëria, si në shtëpi! Mbi 100 motoristë

Të tjerë treguan se Shqipëria për ta është një destinacion për pushime.

"Në Shqipëri kam ardhur me motor njëherë dhe njëherë tjetër për turizëm. Jemi më shumë se 13 italiane. Me pëlqen Shqipëria, e kam vizituar me pare Sarandë, Tepelena, Syrin blu, gjithçka. Do rikthehem përsëri"

Njëri kishte arsye të veçantë!

"Vijmë gjithmonë në Shqipëri, na pëlqejnë dhe vajzat këtu."

Sipas organizatorëve dhe motoristëve të ardhur nga Italia, festa të tilla i shërbejnë promovimit të turizmit të një qyteti si Pogradeci.

Të ardhurat e grumbulluara nga kjo paradë i kalojnë për bamirësi fëmijëve me probleme shëndetësore.

Italianët: Shqipëria, si në shtëpi! Mbi 100 motoristë

EMISIONET