Itali: Sekuestrohen 680 kg drogë, mes 4 të arrestuarve dy shqiptarë

 

Dy shqiptarë dhe dy maqedonas u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë që sekuestroi 680 kilogramë lëndë narkotike. Droga është sekuestruar në një kamion dhe një automjet në pronësi të shqiptarëve në provincën e Aleksandrisë pranë një kapanoni ku besohet se është bërë përpunimi dhe paketimi i saj.  

Një sasi prej 680 kilogramë drogë është sekuestruar nga autoritetet italiane të Guardia di Finanzë, të cilat kanë vendosur në pranga  dy shqiptarë e dy maqedonas banues në territorin e provincës së Alessandrisë e Astit.

Operacioni i koduar "Truciolo", i drejtuar nga komanda provinciale e finacierëve të Alessandrisë ka identifikuar një kapanon industrial në periferi të kësaj zone si bazë të magazinimit e menaxhimit të këtij trafiku droge.

Burimet zyrtare kanë thënë se dy shqiptarët e dy maqedonasit janë arrestuar në flagrancë, ndërkohë që 600 kg marijuanë e hashash u gjetën të fshehura në rimorkion e një automjeti të rëndë tip TIR, brenda kapanonit e 80 kg të tjera në automjetin e parkuar të dy shqiptarëve, raporton Ora News.

Lënda narkotike ishte konfeksionuar në çanta sportive, çanta plastike e kuti kartoni me simbole si BMVV, Roca, Granada etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 3300 euro cash, 15 telefona celularë e një pistoletë model 357 Magnum me numër serie të fshirë.

Një nga katër trafikantët sipas policisë është pa leje qëndrimi të rregullt në Itali, informon Ora News.

Guardia di Finanza e Alessandrisë informon se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rolin e personave të arrestuar, bashkëpunëtorë të tjerë të tyre si dhe personat që kanë financuar blerjen e një sasie kaq të madhe droge me destinacion tregjet italiane të narkotrafikut.

Itali: Sekuestrohen 680 kg drogë, mes 4 të arrestuarve dy

Itali: Sekuestrohen 680 kg drogë, mes 4 të arrestuarve dy

EMISIONET