Ishte zhdukur prej 5 ditësh, familjarët gjejnë të mbytur Edison Oruqin

Ishte zhdukur prej 5 ditësh, familjarët gjejnë të mbytur

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës në Koman. Kanë qenë familjaret, të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbareve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhes se ujit.

Babai i 3 femijeve u zhduk në menyre misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë në zonë.

Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë viktimën, pas punës e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.

EMISIONET