Ishte në krye të detyrës, 44-vjeçarja dhu*on punonjësen e Policisë Bashkiake në Shkodër

Ishte në krye të detyrës, 44-vjeçarja dhu*on

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës;

-A. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 30 vjeçe, se ky shtetas e ka ofenduar dhe nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, pasi është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

EMISIONET