Ish-spikerja Kuke: Ora News, ishte televizioni i parë që nisi maratonën e transmetimeve live
Dy ish-spikerët e RTV Ora News, Jona Kuke dhe Kreshnik Hajdari, kanë qenë të ftuar në emisionin e “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të hapjes së televizionit.
Ata u shprehën se janë përballur me shumë vështirësi, por ama nuk kanë munguar as emocionet e bukura.
Kuke tha se Ora News, ka qenë televizioni i parë që nisi maratonën e transmetimeve live.
Jona Kuke: Nostalgji shumë e madhe. Kujtoj kolegët. Kujtoj netët e gjata të transmetimit live. Ora News, ka qenë televizioni i parë që nisi maratonën e transmetimeve live. Pas nesh nisën dhe tjerët. Kam pasur kolegë të mirë që ende ruajmë komunikimet. Në Ora News kishte emocione të jashtëzakonshme.
Hajdari u shpreh se pavarësisht me vështirësitë që u përballën ia arritën që të ia dalin.
Kreshnik Hajdari: Në Ora News, përpiqeshim që të kishim çdo gjë reale. Vështirësi ishte përmbajtja që do i ofronim publikut. Transmetimet kanë qenë të gjata dhe të vështira. Ka qenë e vështirë, por realisht ka qenë vështirë, po dua të them se teknika ka qenë e mrekullueshme. Pavarësisht gjithçkaje ja dolëm.

