Çipa: Nëse opozita nuk futet në institucione, atëherë do të ri penalizonte veten
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se nuk mund të ketë një dilemë për futjen e opozitës në institucione, sepse do të ishte një ripenalizim.
Çipa: Për mua nuk është dilema e futjes së opozitës në institucionet e vendit, sepse po të jetë do të jetë një ripenalizim i opozitës. Kundërshtari e shfrytëzon kur lë vakum, sepse ngre pastaj një sistem që nuk ankoheni më për sistemin, por për kundërshtarin.
Opozita po akuzon dhe po thotë se me këtë sistem nuk mund të fitohet më. Rama erdhi me pretendimin se do të merrte me një mandat të tretë, po skema që opozita ngriti tregoi se nuk ishte eficente. Sepse disa mandate fitoheshin përmes strategjisë zgjedhore.



