Amerikanët me kushte për investime në Shqipëri, detaje nga takimi i Yuri Kim me Shalsin dhe Kotin
Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj trgoi më shumë rreth asaj se çfarë u fol në takim.
Koti u shpreh se në takim u diskutua rreth investimeve të mundshme të kompanive amerikane në Shqipëri por që kjo mund të ndodhë në momentin që institucionet e drejtësisë funksionojnë si duhet.
Sorina Koti: Me ftasë të ambasadores së SHBA sot ne kemi pasur një takim mbi situatën ekonomike. Është diskutuar rreth investimeve të mundshme të kompanive amerikane në Shqipëri, stabilitetit ekonomik e social që e kërkon vendi më shumë se kurrë . Në diskutim e sipër është bërë publike qëndrimi i PD për çështjet e rëndësishme që kanë shqetësuar opozitën dhe qytetarët si dhe zoti Shalsi ka bërë një përmbledhje të punës së qeverisë për mandatin qeverisës.
Ajo u shpreh se dhe palët përfaqësuese në takim maxhoranca e opozita kanë bërë një paraqitje të situatës sipas këndvështrimeve të tyre, por situata sipas Kotit flet vetë.
Sorina Koti: Ka qenë një takimi ku opozita dhe pozita kanë paraqitur situatën në këndvështrime te ndryshme. Por situate flet vetë. Është një situatë e rënduar, varfëria ka arritur në nivele të larta, emigrimi në nivele të larat çmimet janë të larta. Kryefjala e diskutimit nga ana e ambasadores është përqendruar te fuqizimi i institucioneve publike kryesisht i gjykatës pasi kërkoi që nëse do të kemi investime të huaja amerikane në Shqipëri më përpara duhet të kemi institucione të forta ku çdo përplasje mes biznesit dhe shtetit do të zgjidhej nëpërmjet gjykatave.
“Është një problematikë që kërkon kohë. Njerëz që vjedhin nga buxheti i shtetit dhe njerëz të inkriminuar e që nuk janë në detyrë për shkak të problematikave që kanë pasur do të shkonin dhe në burg. Kjo ka qenë dhe nëj ndër pikat e ambasadores që ka thënë që populli do që populli të shohë që gjykatat të funksionojnë në realitet, njerëzit të dënohen dhe gjithë të marrin atë që i takon.”

