Inteligjenca artificiale në tendera, Balluku: Vlerësime pozitive për prokurimet, do të përmirësohen kushtet

Inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe si një garanci në garë të ndershme në tendera. Sfidën e prezantoi ministrja Belinda Balluku në Konferencën ndërkombëtare prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë. Si shenjë për përmirësimin e kushteve në Shqipëri ajo solli garën për Portin e Durrësit dhe të tjera.

Ndryshimi i shpejtë i teknologjisë dhe aplikacionet që vijnë prej inteligjencës artificiale do të mund të vihen në shërbim në një gamë të gjerë fushash. Qeveria shqiptare duket se synon ta përdorë për të rritur transparencën në tendera dhe për të garantuar garë të ndershme.

"Kemi aynim që në të ardhmen të përdorim dhe inteligjencën artificiale. Synimi ynë ka qënë padyshim që të rrisim transparencën, që të ulim riskun e korrupsionit dhe shmangien e gabimeve njerëzore," tha ajo.

Gjithashtu duke kaluar nga front desku me operatorë në një operim dixhital, ne kemi synim që në të ardhmen të përdorim edhe inteligjencën artificiale. Sigurisht synimi ynë ka qenë padyshim që të rrisim transparencën, që të ulim riskun e korrupsionit dhe shmangien e gabimeve njerëzore të cilat ndodhin në të gjithë sektorët ku operatorët operojnë.

Gjatë 2 viteve të fundit Komisioni i Prokurimit Publik me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe padyshim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve.

Në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në tiranë ministrja belinda balluku u shpreh se raporti i KE për vitin e shkuar vlerësoi përparimin në këtë fushë. Ndërsa si shembull solli portin e Durrësit.

"Një vepër inxhinierike që i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duke qënë se ky port i ri që do të ndërtohet në afërsi të Durrësit do të jetë i lidhur me dy porte të tjera të thata të vendosura në Strugë të Maqedonisë së Veriut dhe në Prishtinë të Kosovës. Atraktive dhe sa më transparente si për kompanitë pjesëmarrëse që ishin mbi 16 dhe si për publikun që kishte interes për ta ndjekur pasi është një vepër shumë interesante," tha ajo.

Në fakt konkurrenca e ndershme është një ndër faktorët që ndikon dhe në rritjen e investimeve të huaja.

EMISIONET