Integrimi në BE/ Bushku: Veto e Bullgarisë nuk pritej, dimensioni i shteteve anëtare mos të lihet mënjanë

Në një intervistë për Ora News, pedagogia Klodiana Beshku është shprehur se Konferenca Ndërqeveritare, e cila ishte parashikuar të mbahej në qershor u bllokua nga Bullgaria.

Ajo shprehet se vetoja nga Bullgaria nuk pritej, ndërsa shton se procesit të integrimit evropian i është shtuar edhe dimensioni i brendshëm i shteteve anëtare, që sipas saj nuk duhet lënë mënjanë .

“Siç e dimë starti i konferencës Ndërqeveritare u pengua në qershor nga Bullgaria nga vetoja e Bullgarisë por jo nga ne. Por duke qenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë konsideruar bashkë në këtë proces, kjo u bë pengesë dhe për ne.

Në lidhje me integrimin e vendit tonë dhe të rajonit në BE, mendohet se janë plotësuar të gjitha detyrimet. Por ky është një proces në vazhdimësi dhe kushtëzimet fillojnë e bëhen gjithmonë më të forta gjithashtu dhe detyrimet për shtetin për t’i ndjekur këto kushtëzime janë gjithmonë e më kërkuese.  

Kërkesat duhet që këto të arrihen pas fillimit  të kësaj Konference Ndërqeveritare.  Kushtëzimet fillojnë dhe bëhen gjithmonë e më të vështira për t’u arritur dhe impenjimi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE duhet të jetë gjithmonë e më në bashkërëndësi me të gjitha strukturat dhe institucionet. Të gjithë këtij procesi i është shtuar dhe një dimension tjetër që është dimensioni i brendshëm i shteteve anëtare. Pak është vënë në dukje por pas vetos së Bullgarisë, Bullgaria kishte zgjedhje. Ndoshta me këtë veto Bullgaria ose Kryeministri  mendonte se do të fitonte më shumë vota, për të marrë kredibilitet politik së brendshmi. Pra çfarë ndodh me shtetet anëtare nuk është për t’u lënë mënjanë. Ndoshta them unë rasti I Gjermanisë përbën përjashtim në këtë hipotezë, sepse Gjermania është një shteti i madh me politikë të konsoliduar. “

Sipas saj, përpara se të bëhej mbledhja e KE, Bullgaria nuk nxori një pretendim të tillë, po vetoja u vendos pasi Franca e Holanda i hapën rrugën Shqipërisë.

Më tej shton se Bullgaria bëri një veprim të tillë, për të fituar kredo politike, por që nuk rezultoi efikase, ashtu siç  pritej.

“Në rastin e Bullgarisë, përpara se të bëhej mbledhja në KE, në fakt Bullgaria nuk kishte nxjerrë asnjë pretendim të tillë. U vendos vetoja pasi u bë e qartë që Franca dhe Hollanda nuk do vendosnin veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë. Bullgaria e bëri për të fituar kredo politike, dhe në fakt rezultoi jo efikase. Pra kjo rritja nacionaliste brenda përbrenda vendeve anëtare të BE sjellë një lloj skepticizmi ndaj rajonit dhe shteteve që duan të avancojnë. Por kjo nuk do të thotë që ne do të ulim vigjilencën dhe duhet të ja hedhim fajin ajo që ndodh brenda BE.  “

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.

EMISIONET