Infektimet në Shqipëri/ Fandi: Nuk kishte masa kufizuese në kufi, njerëzit s'tregonin se ishin me Covid-19

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, pak ditë më parë ka detyruar Bashkimin Europian që të heqë vendin tonë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, mjeku Adrian Fandi, është shprehur se masat që ka marrë BE për Shqipërinë është 1/10 nga ato që ka marrë për Britaninë e Madhe.

Ai thotë se duke qenë se Shqipëria nuk ka pasur masa kufizuese, njerëzit nuk janë vaksinuar dhe si pasojë kanë marrë pjesë ne aktivitete, ku dhe u kanë rrezikuar të tjerët.

 Adrian Fandi: Atë që po bën Evropa tani me Ballkanin perëndimor e ka bërë deri më sot me Anglinë. Ajo që po ndodh sot me Ballkanin Perëndimor është 1/10 e asaj që ka ndodhur me Britaninë e Madhe. Të gjithë e dinë se Britanai ka qenë super e infektuar. Përsa i përket Ballkanit Perëndimor gushti ishte periudha e Covid1, ku shumica  e njerëzve janë infektuar. Duke mos u treguar të tjerëve, bëri që të përhapej Covid-19. Shumica e njerëzve që vinin në Shqipëri, edhe pse e kanë ditur që kanë qenë të infektuar me Covid-19, duke mos pasur kontroll ata nuk e bënin vaksinën. Po të ishim të vetdijshëm Covid-19 nuk do ishte përhapur në këtë masë. Kjo është e keqja e panevojshme. Njerëzit e dinë që janë me Covid-19, po përsëri takohen me njëri-tjetrin, gjë e cila rrezikon përhapjen e virusit.

Nuk është vaksina ajo që e ka fajin, por nëse njerëzit nuk respektojnë masat. Në gusht ka pasur një sezon dasmash. Infektimet vijnë disa ditë pasi je takuar me një person të infektuar.  Njerëzit kanë shkuar në dasma të pavaksinuar.”/Ora News/ 

EMISIONET