Rama akuzon prokurorët: Çuan dosjen "Incineratorëve" tek nonë daja. Vemje me gjak jeshil e me sytë gjak dalin nëpër tv e më sulmojnë
Në konferencën online me gazetarët Edi Rama foli dhe për çështjen e inceneratorëve, në të cilën sipas tij drejtësia ende s'ka thënë fjalën e saj, ndërjkohë që u dëgjuan mjaft teori dhe "përralla.
Në fjalën e tij, Rama tha skema e saj u denoncua në Prokurori nga Tatimet dhe nuk u publikua rastësisht.
"Për inceneratorët kemi dëgjuar shumë përralla. Nuk u ka thënë kush, mund ta kemi thënë ne: gënjeshtra bën xhiron e botës ndërkohë e vërteta akoma s'ka ngritur pantallonat thotë populli.
Rama akuzoi prokurorinë se nxorri dosjen dhe bëri pazare por nuk hetoi.
"Lidhur me ato TVSH-të e paguara ose devijuara, ose me ata të vdekurit që figuronin. Atë skemë e kanë zbuluar Tatimet e Republikës së Shqipërisë dhe ajo skemë është denoncuar në Prokurori dhe për atë skemë Prokuroria nuk ka bërë asgjë për fajtorët dhe atë skemë Prokuroria e ka çuar tek nonë daja, domethënë tek këta, që pastaj me dokumentet e Prokurorisë dalin e bëjnë Prokurorin rrugëve e çorodisin miletin, ky eshët fakti"
Duke u kthyer dhe tek akuza se amnistoi ndërtuesit që ndërtojnë pa leje.
Edi Rama: Se flasim shumë për SPAK-un. SPAK-u është vetëm një institucion i ri i cili merret me gjëra të tjera. Merret me zyrtarët e lartë, por prokuroria e Tiranës, prokuroritë e rretheve merren me këto.
Prokuroria e Tiranës dhe të rretheve, në bashkëpunim me të tjerë inspektorë e punonjës policie të super zellshëm kur vjen puna për të kapur njerëzit e pafuqishëm, plotësojnë dosje e mbushin statistika duke çuar përpara drejtësisë njerëz për një mur, njerëz që në fund të ditës mund të ndërtojnë pa leje por jo për të shitur, kurse këta që ndërtojnë pa leje për të shitur, këta e blejnë prokurorin, këta e blejnë gjykatësin e përballë këtyre policia dhe qeveria është e pafuqishme. Ky është thelbi dhe të gjitha të tjerat janë poshtërsira të njerëzve, vemje me gjak jeshil që dalin nëpër tv me sytë gjak dhe nuk lë gjë pa thënë për mua as për ne. Ndërkohë që ne jemi absolutisht të kritikueshëm por një ves nuk e kemi nuk e bëjmë gabimet me qëllim dhe nuk përdorim pushtetin për ato gjëra për të cilat akuzohemi.
Nëse unë do të doja të bëja pazare me oligarkët e kisha shumë të thjeshtë dhe VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërç të krijura me vite. Ligji është aty me vite. Shikojeni sa denoncime janë bërë në prokurori për të pasurit e më tregoni sa të pasur janë vënë para ligjit. Merreni e shikojini. Prokurorët bëjnë pazare me ta. Kjo është e vërteta. Gjykatësit bëjnë pazare me ta. Ata nuk përfundojnë fare në gjykatë dhe pastaj ata dosje prokurorët I bëjnë tregti me politikën e median. Kjo është e vërteta. Vendimi që kemi marrë nuk i largon duart e drejtësisë prej tyre. Një VKM nuk aminston askënd por ata që kanë ndërtuar këto kate do të vënë mend ata dhe të gjithë.

