Incineratorët/ Qyno: SPAK ka konstatuar 8 kompani fiktive, me fatura fiktive, i çonin paratë te Koka

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se SPAK ka konstatuar se janë krijuar 8 kompani fiktive nga emra të panjohur në biznes lidhur me çështjen e incineratorëve.

Ai tha se në këtë çështje kas pasur 17 persona të përfshirë dhe 6 kompani e kanë pasur adresën në kantinën e verës së Lefter Kokës.

Qyno: SPAK ka konstatuar se janë krijuar 8 kompani fiktive nga emra të panjohur në biznes. Faturat të gjitha kanë qene fiktive. Koka, Gugallja dhe Zoto kanë pasur dijeni në lidhje me nisjen e hetimeve ndaj tyre. Zoto në 1 dhjetor është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani.

Kemi 8 kompani me 17 persona të përfshirë. 6 kompani e kanë pasur adresën në kantinën e verës së Lefter Kokës. Ndërkohë që disa nga këta persona nën presionin e përgjegjësive, ata kanë folur.

EMISIONET