Incineratorët, Balluku: S’ka nevojë për gjoba nëse shkelen afatet nga koncesionari, për dherat pyesni Veliajn
Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluklu nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave kur kompanitë koncesionare nuk kanë respektuar afatin e punimeve.
Së paku kështu u shpreh ajo sot në komisionin hetimor lidhur incineratorët ku është duke dhënë një dëshmi për këtë çështje.
Balluku theksoi se nuk ka gjoba kur ka rishikim të planit të punës dhe se për kontratat e depozitimit të dherave duhet të pyet kryetari i bashkisë.
Debatet në komision:
Balluku: Mënyra se si abstragoni për dëmin ekomomik nuk k asnjë lidhje. Për respektin që kam nuk mund të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi.
Tabaku: Për çështjen e dherave.
Balluku: Nuk kemi amenduar kontratën e Tiranës. Është vendim kolegjial.
Tabaku: Bashkia e Durrësit nuk mund të ndryshojë një kontratë
Balluku: Dherat kanë të bëjmë me Këshillin Bashkiak i Tiranës. Ka marrë vendim Këshilli Bashkiak.
Tabaku: Kur ky investim privat nuk realizohet do ketë gjoba. Pse nuk është respektuar kjo?
Balluku: Nuk ka gjoba kur ka rishikim të planit të punës e nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave.
Tabaku: Ka një kontratë për depozitimin e dherave.
Balluku: Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia.
Tabaku: Pse nuk amenduar kontrata pavarësisht ndryshimeve?
Balluku: Referencat që ne na vijnë janë referenca që ne i shqyrtojmë e nuk ka një vendimmarrje për këtë. Njësive që shkojnë në Tiranë është edhe Kavaja, do vazhdojë edhe me njësitë e tjera që e kanë të pamundur dhe do vijojnë me procesimin për në Tiranë pasi kontrata e lejon marrëveshjen e procedurave me palë të treta dhe ndoshta nuk e dine se do të kërkohet kjo gjë pastaj.


