Incidenti në uzinën e Gramshit, Çuçi: Rusët shkelën Kodin Penal duke ushtruar dhunë ndaj ushtarëve, hetimi do thellohet
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me incidentin që ka ndodhur dy ditë më parë (20 gusht) në uzinën e Gramshit.
Çuçi në një deklaratë për mediat tha se rusët shkelën kodin penal të Shqipërisë duke sulmuar ushtarët që ishin në mbrojtje të uzinës dhe për këtë hetimi do të thellohet deri në fund.
Më tej ai tha se nuk është publikuar asnjë foto në rrjetet sociale, të objekteve brenda uzinës që janë të klasifikuara.
Bledi Çuçi: Ka një kategori turistësh që kjo punë ju jep adrenalinë. Gjejnë fabrika dhe bëjnë foto e i kanë si seleksiono. Kjo nuk përbën vepër penale. Fakti që ata kanë bërë fotografi të peizazhit industrial, përderisa nuk shkelur rregullat nuk është më as i dyshuar. Objektet janë të desaklifikuar. Nuk ka asnjë objekt të klasifikuar dhe që ka dalë në foto dhe të jetë votuar në media sociale. Në momentin që ai shkel kodin penal të Shqipërisë, do hetohet dhe do përballet me procedime. Ai ka bërë një agresion ndaj ushtarit dhe kjo është shkak që hetimet të thellohen deri në fund. Prandaj duhet të priten hetimet deri në fund. Strategjinë e hetimit e vendos prokuroria. Ka një strategji klasike.
Më tej ai shtoi se: Përsa i takon hetimit ne i kemi shumë të qartë partnerët strategjikë, i kemi shpallur kush janë BE dhe SHBA. Edhe në linjën e luftës kundër krimit dhe anti-terrorit këta mbeten partnerët tanë.

