Incidentet ndaj gazetarëve, reagon OSBE: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.
Përmes një deklarate OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Gjithashtu në njoftim OSBE theksohn rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë.
Reagimi:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.
Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.

