Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit, një person tentoi të vetëdigjej me benzinë

Pas faljes së Namazit, mëngjesin e 13 majit 2021, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, u shënua një episod i pakëndshëm, ku një person tentoi të vetëdigjet me benzinë. Ai u neutralizua nga besimtarët që ndodheshin pranë, ndërsa më pas u bë edhe shoqërimi i tij drejt komisariatit.  Nga dyshimet paraprake besohet se 40-vjeçari ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit, një
Ne foto: Incidenti ne sheshin "Skenderbej" , 13 maj 2021

Një incident është regjistruar gjatë festës së Fitër Bajramit, ku një person ka tentuar të vetëdigjet pas mbylljes së Namazit. Individi që është identifikuar nga policia me inicialet B.G, në dukje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai spërkati veten me benzinë dhe ishte gati që të kryente aktin fatal, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga personat që ndodheshin aty pranë.

Ai u neutralizua fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

"Rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi" informoi policia.

Duke bërtitur gjatë shoqërimit, 40-vjeçari shqiptonte fjalë nga më të ndryshmet që linin të kuptoje se gjendja e tij psikologjike ishte disi e rënduar. Përgjithësisht, ai shprehte pakënaqësi me situatën personale, ndërsa kulmoi duke thënë që “s’ka zot” dhe se qëllimi i tij ishte ikja nga kjo botë.

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit, një
Ne foto: Personi i cili tentoi te vetedigjej ne shesh duke u shoqeruar ne polici

Pas mbërritjes së forcave të policisë, është bërë edhe shoqërimi i tij. Përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bënë me dije ai nuk i përket rrethit të besimtarëve dhe se aktet e tij nuk përkojnë me atë që predikon feja myslimane.

EMISIONET