IKMT, sulmon dhe prish me skrep guroren e Avni Byberit, mikut të kryetarit të bashkisë Rexhë Byberi
Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit i shoqëruar dhe nga forcat e policisë lokale të Tropojës, është duke u kryer në ambjentet e gurores së Avni Byberit, kushëririt të kryetarit të bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi.
Forcat e policisë dhe IKMT-ja vijojnë të qëndrojnë ende në teren ndërkohë mësohet se kanë marë masa për prishjen e aktivitetit të këtij subjekti dhe njëherësh janë vendosur masa administrative me gjobë.
Kjo që shihet në këto dy pamje filmike, tregon prezencën e policisë dhe IKMT-së në ambjentet e gurores të kushëritit të Rexhë Byberit, e cila është ndërtuar në një zonë të mbrojtur natyrore.
Kjo nuk është hera e parë që policia dhe IKMT-ja, shkon në këtë gurore, duke urdhëruar mbylljen e aktivitetit të saj.
Veprimi i policisë dhe IKMT-së ka erdhur pasi dhjetëra banorë të zonës, ju drejtuan me një kallëzim penal prokurorisë së Posaçme SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryetarit të bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi për akuzat e "korrupsionit pasiv" dhe "Shpërdorimit të detyrës".
Si dhe ndjekjen penale të disa zyrtarëve të IKMT për “Shpërdorim detyre”.
Në muajin Gusht 2022 përmes një kontratë qëraje të firmosur mes kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi dhe kushërit të tij, Avni Byberi, një pasuri prej 14 hektarë të ekonomisë pyjore është marë nga Avni Byberi kundrejt një çmimi qesharak 2.6 milion lekë të vjetra.
Janë 14 hektarë të ekonomisë pyjore që prej vitit 2022 u ndanë në mënyrë të njëanshme dhe preferenciale mes dy kushërinjve Byberi.
Ku njëri përfaqëson dhe drejton bashkinë Tropojë, ndërsa tjetri administron subjektin tregtar të ndërtimit “Byberi”.
Dy kushërinjtë kanë firmosur dhe vulosur, për administrimin e pronës publike, kundrejt një shume financiare prej 2 milion e 68 mijë lekë të vjetra.
Sipërfaqja pyjore është dhënë për një periudhë kohe prej 9 vite dhe bie në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarë dhe funksionarëve publikë.
Ndarja e pasurisë publike, përmes përdorimit të formulës së nepotizmit, ku i zgjedhuri vendor Rexhë Byberi firmos për llogari të të afërmit të tij, ka çuar një grup banorësh të Tropojës, t’i drejtohet me një ankesë zyrës së Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë dhe Konflikt të Interesit.
Banorët kërkojnë nga ILDKPKI-ja të mari masa ligjorë dhe penalizojë kryetarin e Bashkisë Rexhë Byberi, për shkak se në konflikt të hapur të interesit dhe në papajtushmëri me detyrën, ka firmosur duke i dhënë fondin pyjor kushëririt të tij, Avni Byberi.


