IKMT fillon shembjen te "5 Maji", banorët mes lotësh shikojnë shtëpitë tu prishen para syve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 07:56
Ka nisur shembja e 12 banesave të parashikuara për tu prishur sot, 22 shkurt në zonën e 5 Majit në kryeqytet.
Forcat "Shqiponja" kishin rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe pati edhe momente tensioni mes banorëve dhe policisë bashkiake.
Mes lotësh banorët u detyruan të shikonin tu shembeshin shtëpitë para syve.
Shtatë prej shtëpive të parashikuara për tu shembur sot janë me dokument të rregullt pronësie.

















