Ikja e 740 mijë shqiptarëve, Ngjela: I ndodhi dhe Polonisë. Bëj pensionin 500 euro dhe 1000 pagën, kthehen të gjithë
Opozita thotë se 740 mijë shqiptarë kanë ikur në 7 vite të qeverisë Rama si pasojë e keqqeverisjes.
Avokati, Spartak Ngjela, është mosbesues për shifrat por në studion e Rtv Ora pranon se rrotgat në vend janë qesharake.
Sipas tij, për të mbajtur njerëzit të lidhur pas vendit, qeveria do të duhet të bëjë 500 euro pensionin dhe 1000 euro rrogën minimale.
Ngjela: Po jo. Kush i ka nxjerrë? Noc Rroku? Emigracioni në Shqipëri është një problem që nuk ka filluar tani. Nuk më duhet fare është 700 mijëshja jote. Unë di sa është numri i shqiptarëve që kanë ikur nga 1992 dhe deri sot, 2 milion kanë ikur. Pse kanë ikur? Rrogat janë të ulëta. Kjo i ndodhi Polonisë, i kën 4.800.000 polakë se kishte rroga si tonat. Sa e bëri 500 me 1000 euro, atë që kërkoj unë minimumet e pensioneve dhe rrogave, u kthyen të gjithë. Popullsia është e lirë, por ai që drejton shtetin duhet të matet, mos të lërë rrogat qesharake. Në Shqipëri 500 euro duhet të jetë pensioni dhe 1000 euro rroga minimale.

