Ikën të gjejnë shpëtim, Spanja vjen i kap në Shqipëri. Jetonin me identitet të rremë

Pas marrëveshjes së firmosur për ekstradimin bashkëpunimi shkon në një hap më tej në shkëmbimin intensiv të informacioneve për gjetjen e atyre shqiptarëve që i kanë ikur drejtësisë.

Brenda 48 orësh janë arrestuar 7 persona të kërkuar nga Spanja të akuzuar për krime të rënda si trafik droge dhe sulme në banesa.

Një pjesë e tyre strehoheshin me identetit të rremë në Shqipëri.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shkelja e ligjit për drogat”. Këta shtetas vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua sot një deklaratë për shtyp nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe atasheut të Ministrisë së Brendshme spanjolle dhe e drejtuesit të FAST Spanjës.

Marrëveshja e ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës hyri në fuqi më 16 mars të vitit 2022 ndërkohë policia e shtetit kishte bërë një punë paraprake për evidentimin dhe verifikimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle.

Operacioni i strukturave t╒ INTERPOL-it dhe FAST-it i të dy vendeve, deri tani ka arrestuar 7 shtetas shqiptarë të cilët vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Gjate 2021 

Operacionet e dy shteteve jane:  “DOBRA”, “NOMADA” dhe “SHPIRTI”.  “VAZHDIMI” “ONE IF-BY LAND”.

"Këto operacione dhe hetime kanë qenë të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare"informoi drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit që lejon ekstradimin reciprok të shtetasve, plotësuese me Marrëveshjen Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të madh përpara në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Juan Pablo Iglesias Bellido: Me këtë operacion për gjurmimin e të arratisurve të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle, Policia e Shtetit shqiptar dhe Policia Kombëtare përforcojnë kanalet e tyre, tashmë të rrjedhshme të bashkëpunimit policor dhe strategjisë së bashkëpunimit të ndërsjellë, e cila pa dyshim duhet të merret në konsideratë si një shenjë uniteti mes dy kombeve tona.

Dario Varela Fernandez: Hetimet janë kryer me mbështetjen e çmuar të Zyrës së Atasheut të Brendshëm dhe janë kanalizuar përmes Rrjetit Evropian të Personave të Arratisur (ENFAST Network), anëtare e të cilit është Shqipëria dhe Presidencën e së cilës e mban Spanja, deri në fund të vitit 2023. Sapo filloi bashkëpunimi, në vetëm 48 orë, ekipi i Personave të Arratisur shqiptarë ka arrestuar gjithsej 7 persona në Shqipëri të kërkuar nga Spanja për krime të rënda si përkatësi në një organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge në kuadër të organizatave kriminale ose sulme në shtëpi. Një pjesë e këtyre personave strehoheshin me identitete të rreme, në Shqipëri.

EMISIONET